Vatra zjarri në Lezhë/ Pepkolaj: Po punohet për vënien në kontroll, primare jeta e qytetarëve (VIDEO)

Vatra zjarri në Lezhë/ Pepkolaj: Po punohet për vënien në kontroll, primare jeta e qytetarëve (VIDEO)

Komisari zjarrfikës, Agustin Pepkolaj, specialist pranë drejtorisë së mbrojtjes nga zjarri në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN ka dhënë detaje lidhur me situatën e zjarreve në zonën e Lezhës e cila vijon të jetë ende problematike.

Ai u shpreh se në terren ndodhen disa forca speciale, por se situata vijon të mbetet ende delikate dhe se po punohet intesivisht për të vënë nën kontroll vatra e zjarrit për të mos u rrezikuar jeta e qytetarëve.

Sipas tij terreni është është i vështirë por ka bashkëpunim me të gjitha institucionet përkatëse.

Realisht në Kallmet te rruga që shkon te kisha ku jam përqendruar aktualisht janë të gjitha forcat zjarrfikëse të ushtrisë dhe bashkisë dhe helikopteri ka vijuar të hedhë ujë, po bëjmë të mundur vendosjen në kontroll të vatrave të zjarrit. Ajo që vlen të theksohet është se i gjithë zinxhiri i bashkive Kamëz, Krujë, Mirditë Vau Dejës, Shkodër janë aktive që nga mbrëmja e djeshme duke kontribuar për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Gjithashtu kemi dhe mbështetjen e qytetarëve që kanë bërë të mundur të jenë aktivë me rolin e tyre për të shuar zjarrin. Lezha karakterizohet nga një erë e cila nga momenti në moment e nxjerr situatën jashtë kontrollit, por ajo që ne po bëjmë është që banesat dhe bizneset të mos preken, po mundohemi që të mos rrezikohet jeta e qytetarëve. Është një punë e vështirë, dhe jemi të gjithë në terren dhe po bëjmë të mundur vënien në kontroll të situatës dhe besoj se jemi në rrugën e duhur.

Kemi bashkëpunim të mirë me institucionet përkatëse dhe po bëjmë të mundur që nëse do jetë e nevojshme të bëhet dhe evakuimi i banorëve, por po përgatitemi për të gjitha opsionet që jeta e qytetarëve të jetë e sigurtë. Ka ende vatra zjarri aktive në të gjithë vendin, por puna vijon për ti vënë ato në kontroll dhe me rëndësi është që nga këto zjarre nuk kemi jetë njerëzish të humbura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy