BE vendos sanksione ndaj 26 oligarkëve rusë, mes tyre dhe zëdhënësi i Putin

BE vendos sanksione ndaj 26 oligarkëve rusë, mes tyre dhe zëdhënësi i Putin

Bashkimi Europian vendos sanksione për 26 oligarkë rusë, mes tyre dhe për zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, biznesmenin Alisher Usmanov dhe pronarët e grupit “Alfa”, Mikhail Fridman dhe Petr Aven.  

Siç raporton Interfax, mes personave të sanksionuar janë edhe pronari i “Severstal”, Alexei Mordashov, kreu i “Rosneft” Igor Sechin, kreu i “Transneft”, Nikolai Tokarev dhe biznesmeni Sergei Roldugin.

Në listën e zezë është edhe kompania e sigurimeve “Sogas”, zv.kryeministri Dmitry Chernyshenko, ministri i Ndërtimit dhe shërbimeve publike, Irek Faizullin dhe ministri i Transporteve,  Vitaly Savelyev, si dhe regjisori dhe aktori Tigran Keosayan. Sanksionet ndaj tyre hyjnë në fuqi që nga dita e sotme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy