Sarandë, dhunohet me sende të forta koordinatori i PD-së

Sarandë, dhunohet me sende të forta koordinatori i PD-së

Një 39-vjeçar është dhunuar me sende të forta nga disa persona pasditen e sotme në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të portit të qytetit, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Marjel Mejdi, me profesion avokat si dhe koordinator politik i Partisë Demokratike për Tiranën.

Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, por nuk bëhen të ditura detaje të tjera. 39-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Ndërkohë është ngritur grupi hetimor i cili vijon veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje, deputetja e zgjedhur e PD, Ina Zhupa është shprehur që drejtësia të zbardh rastin, ndërsa shton se drejtësia sot është në duart e më të fortëve.

Sot në Shqipëri askush nuk është më i sigurt. Në mes të ditës, në mes të qytetit turistik të Sarandës, Marjel Mejdi, aktivist i PD, qytetar model nga fisi Mejdi është goditur barbarisht nga persona te panjohur. I bëj thirrje autoriteteve policore të hetojnë pa humbur kohë ngjarjen dhe të vënë para drejtësisë autorët për të marr dënimin e merituar. Vendi po bëhet çdo ditë e me i pasigurt. Qeveria sic po dëshmohet gjithnjë e me shumë është në shërbim të krimit dhe policia garante e tij. Drejtesia është në duart e më të fortit, me të pasurit e më te pushtetshmit. Qytetari është viktima e regjimit Rama- Doshi”, shkruan Zhupa.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy