Cakrani: Vendimi për Malltezin shumë i vonuar. Mund të ndryshojë masa e sigurisë edhe për Metën  (VIDEO)

Cakrani: Vendimi për Malltezin shumë i vonuar. Mund të ndryshojë masa e sigurisë edhe për Metën (VIDEO)

Avokati Kujtim Cakrani e konsideron një vendim shumë të vonuar atë të GJKKO-së për heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Jamarbër Malltezit. 

Në një lidhje për edicionin e lajmeve në Mcn Tv Cakrani thekson se ndaj Malltezit ka patur një persekutim juridik, duke vënë në dukje se ai nuk kishte çfarë provash të prishte, ndryshe nga Veliaj që është ende në detyrë si kryebashkiak. 

Cakrani mendon që mund të ketë një ndryshim të masës së sigurisë edhe ndaj Ilir Metës. 

Mendoj që është një vendim shumë i vonuar. Z. Malltezi ka 21 muaj në arrest shtëpie. Ndaj tij ka qenë një persekutim juridik, sepse është e paprecedentë që prokuroria dhe gjykatat të vendosin masa kaq ekstreme, duke marrë parasysh se janë vepra penale që mendohet se mund të jenë kryer në një kohë shumë të largët dhe rrezikshmëria është e ulët. Kjo është çështje politike. Tashmë ai do t’i nënshtrohet gjykimit në themel, në gjendje të lirë, me garanci pasurore. Derisa të ketë vendim përfundimtar të gjykatës, Malltezi do rrijë në garanci pasurore. Ndryshe nga z.Veliaj, që është akoma kryetar bashkie, Malltezi dhe Meta s’kanë asnjë funksion publik, dhe nuk kanë çfarë provash të prishin apo helmojnë në gjuhën juridike. Mendoj që edhe z.Meta mund të ketë një ndryshim të masës së sigurisë, pse jo një detyrim paraqitje apo bllokim pasaporte”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy