Krimi në uniformë/ Kikia: Fenomen jo ngjarja, por agresiviteti i policëve të rinj, duhet hetuar (VIDEO)

Krimi në uniformë/ Kikia: Fenomen jo ngjarja, por agresiviteti i policëve të rinj, duhet hetuar (VIDEO)

Gazetari Mentor Kikia në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në komisariatin nr.3 në kryeqytet ku efektivi i policisë ekzekutoi me armë zjarri kolegun e tij.

Ai tha se ngjarje të tilla nuk përbëjnë më një fenomen, por vlen për tu marrë në konsideratë se po trajtohet seriozisht jo kush është autori, por për të shkuar përtej asaj që ka ndodhur për të kuptuar pak në aspektin social, psikologjik, ngjarje që burojnë nga njëlloj agresiviteti.

Sipas tij problemi nuk është ngjarja, por fenomen mbetet agresiviteti i efektivëve të rinj në moshë, dhe ngjarje të tilla duhet të trajtohen nga ekspertët e policisë.

Padyshim që është një ngjarje e rëndë, nuk mund të themi se përbën fenomen, është incident fatal që ndodh brenda një institucioni që shërben për të ruajtur rendin dhe sigurinë për qytetarët, por vlen për tu marrë në konsideratë se po trajtohet seriozisht jo kush është autori, por për të shkuar përtej asaj që ka ndodhur për të kuptuar pak në aspektin social, psikologjik, ngjarje që burojnë nga njëlloj agresiviteti. Kemi parasysh faktin që kemi një polic të ri, kemi parë policët e rinj që demonstrojnë njëlloj agresiviteti të panevojshëm, por dhe të tejkaluar për detyrën që kanë edhe në protesta. Kishte dhunë të pajustifikuar ndaj njerëzve dhe mendoj se kjo duhet të jetë objekt studimi në fushën sociale. Pse e demonstrojnë kaq shumë dhunën policët e rinj. Të kapet dhe kjo në hetim dhe të mos mbyllet dosja. Janë dy punonjës policie brenda një komisariati, nuk besoj se ky është një fenomen, por agresiviteti i policëve të rinj është fenomen i identifikuar, duhet tët trajtohet si ngjarje nga ekspertët e policisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy