Meta: Basha lider vetëm me stomak. Sa mandate morëm në 2013-ën me Rilindjen, i marrim vetëm në Tiranë

Meta: Basha lider vetëm me stomak. Sa mandate morëm në 2013-ën me Rilindjen, i marrim vetëm në Tiranë

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka deklaruar sot se LSI do të marrë vetëm në Tiranë aq mandate sa ç’mori në zgjedhjet e kaluara.

Nga mitingu në sheshin “Nënë Tereza”, ku LSI ka prezantuar kandidatët për deputetë, Meta ka dhënë edhe një mesazh për sondazhet që e nxjerrin jofituese këtë forcë. Ai tha se sondazhet e Rilindjes janë si palmat e Rilindjes, të shtrenjta por të pashpresa.

“Forcë e parë, forcë e paparë. Kam një mesazh të fortë për Lefter Kokën. Lefter Koka unë e di që LSI e Durrësit është e paparë por mos bëj garë me Tiranën, të dalin 12 deputetë. Për sondazhet e rilindjes, dua t’u them gjithë shqiptarëve, jo atyre 600 mijë që e kanë votuar prej kohës të nxjerrin LSI forcë e parë, sondazhet e Rilindjes janë si palmat e Rlindjes. Janë të shtrenjta por janë të pashpresa siç janë tharë palmat e Rilindjes në autostradën Tiranë-Durrës. Aq mandate sa ‘çmori LSI për para 4 vitesh, në 2013 kur ishte në koalicion me Rilindjen, aq mandate do t’i marrë vetëm në Tiranë më 25 qershor”, tha Meta.

Ndërsa ka vlerësuar si lider ish-kryeministrin Sali Berisha, një qëndrim krejt tjetër ka ndarë për kreun aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ish-kreu i LSI-së Ilir Meta, tha se demokratët tashmë nuk kanë një lider.

“Demokratët ishin mësuar të kishin një lider me karakter, dhe nuk duan një lider vetëm me stomak”, tha Meta.

Kreu i Kuvendit përmendi dy raste kur me vullnetin e tij për dialog ka shpëtuar Partinë Demokratike nga degradimi i saj.

“E para - reforma në drejtësi. Pa vendosmërinë parimore të Metës, PD do ishte përçarë, do ishte tharë në çadër që përpara një viti”, u shpreh ai.

Rasti i dytë sipas Metës, ishte kur kryeministri Rama donte të shkonte pa opozitën në zgjedhje. Ky fakt ndryshoi pas apelit të vazhdueshëm të LSI-së për dialog dhe uljes së Ramës e Bashës në një tryezë që solli marrëveshje mes tyre, dhe futjen e opozitës në garën elektorale të 25 qershorit.

“Lideri i Ebolës (duke ju referuar Ramës) donte zgjedhje pa opozitën”, tha Meta.

“Demokratët socialistët të gjithë shqiptarët e dinë se problemi në këtë vend është vetëm një është oligarkia. Nuk ka fuqi më të madhe për një popull sesa ëndrrat e rinisë”, u shpreh ish-kreu i LSI-së. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy