Në bazën e forcave ajrore spanjolle, gjendet pakoja e tretë postare me material shpërthyes

Në bazën e forcave ajrore spanjolle, gjendet pakoja e tretë postare me material shpërthyes

Forcat spanjolle të sigurisë gjetën një pajisje të tretë shpërthyese të fshehur në një pako të dërguar me postë në bazën e forcave ajrore në Torrejon de Ardoz jashtë Madridit.

Ndërkohë dy pako bomba u gjetën të mërkurën, njëra drejtuar ambasadës ukrainase në Madrid dhe tjetra një prodhuesi armësh në Zaragoza, në veri të Spanjës.

Njëra prej pakove shpërtheu duke i shkaktuar lëndime të lehta një zyrtari ukrainas.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez deklaroi se baza ajrore Torrejon de Ardoz ka qenë marrëse e një pakoje me material shpërthyes brenda, përveç dy të dërguara dje në ambasadën e Ukrainës në Spanjë dhe një kompanie në Zaragoza, që prodhon material ushtarak.

Ishin sistemet e sigurisë së bazës ajrore ato që zbuluan një pako të dyshimtë mes orës 03:00 dhe 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Pasi u analizua me rreze X, u konstatua se brenda pakos mund të kishte një lloj mekanizmi shpërthyes.

Ministria e Mbrojtjes deklaroi se nga pakoja nuk ka patur dëme as personale dhe as materiale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy