Krimet e Rënda shpallin moskompetencë për ngjarjen e 18 Shtatorit në Elbasan

Krimet e Rënda shpallin moskompetencë për ngjarjen e 18 Shtatorit në Elbasan

Prokuroria e Krimeve të Rënda është tërhequr nga hetimi për ngjarjen e 18 Shtatorit në Elbasan, ku makina e nëndrejtorit të policisë së këtij qarku u godit nga një mjet i blinduar. 

Krimet e Rënda kanë shpallur moskompetencë për hetimin ndaj katër personave, të cilët u arrestuan si autorë të dyshuar.

Pas gati tre muajsh hetime, për Enea Bekteshin, i cili pranoi se ishte ai në drejtimin e mjetit, Kelmend Xhaferrin, Valmir Dedjan dhe Ledio Zabelin nuk u gjeten prova për akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë, ndaj punonjësit të policisë.

Këta persona do të hetohen nga Prokuroria e Elbasanit, për akuzat e kundërshtimit të forcave të policisë dhe largim nga vendi i aksidentit. Pavarësisht se fillimisht u dyshua se sulmi ndaj policisë ishte i organizuar, nuk u gjet asnjë provë deri tani.

Në 18 Shtator, në hyrje të tregut agro-ushqimor, ku ishte vendosur një postbllok policie, një mjet i blinduar hyri me forcë brenda duke mos iu bindur urdhrit të policisë. Por reagimi i punonjësve të policisë ishte mjaft i dobët, pasi nuk bënë arrestimin në flagrancë të personave që ndodheshin në Audin e blinduar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy