Shitet edhe katalogu muzikor i David Bowie

Shitet edhe katalogu muzikor i David Bowie

Pas muajsh negociata, trashëgimtarët e David Bowie kanë përfituar nga një treg gjithnjë e më i nxehtë duke ia shitur të drejtat për katalogun e këngëve të artistit kompanisë Warner Chappell Music për rreth 250 milionë dollarë nga "Variety".

Të përfshira janë gjashtë dekada këngë mes të cilave "Heroes", "Changes", "Space Oddity", "Let's Dance", "Golden Years", "Ziggy Stardust" dhe qindra të tjera nga 27 albume duke përfshirë "Toy" pas vdekjes: "Të gjitha këngë të jashtëzakonshme - tha bashkëpresidenti dhe CEO i Warner Chappell, Guy Moot - që përfaqësojnë piketa dhe kanë ndryshuar përgjithmonë rrjedhën e muzikës moderne".

Marrëveshja shënon një sukses të ri për Warner Chappell (një degë e Warner Music) e cila tashmë ka marrë në dorë katalogët editoriale të Bruno Mars, Cardi B, Quincy Jones dhe trashëgimtarëve të George Michael. Marrëveshja fut në universin e Warners pothuajse të gjithë muzikën e Bowie.

Marrëveshja është më e fundit në një seri shitjeje katalogësh me shifra që nuk ishin parë më parë: Bruce Springsteen i shiti muzikën dhe katalogët editorialë Sony-t për më shumë se gjysmë miliardë dollarë, ndërsa ato të Bob Dylan shkuan në Universal për pothuajse 400 milionë. Sony ka blerë edhe të drejtat e prodhimit të Paul Simon për 250 milionë euro. Trendi është bërë gjithnjë e më i shpeshtë në muajt e pandemisë që ka bllokuar koncertet dhe turnetë, por edhe teksa artistët e mëdhenj të rock-ut plaken dhe fillojnë nxjerrin të ardhura nga produktet e tyre artistike në emër të trashëgimtarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy