Skandali i çmimit Nobel, fotografi francez akuzohet për përdhunim

Skandali i çmimit Nobel, fotografi francez akuzohet për përdhunim

Fotografi francez, i cili është në qendër të akuzave për sulme seksuale, që kontribuoi në shtyrjen e çmimit Nobel të këtij viti në letërsi, është akuzuar për dy raste të përdhunimit nga prokurorët në Stokholm. 

Bëhet fjalë për Jean-Claude Arnault, fotograf shumë i njohur në Suedi, i cili i mohon akuzat.

Prokurorja suedeze, Christina Voigt, thotë për mediat se provat kundër Arnault janë të forta dhe të mjaftueshme për ta dënuar.

"Mendoj se dëshmitë mbështetëse janë të forta për ta paditur atë", tha të martën prokuroria Christina Voigt. 

Dy akuzat për përdhunim kanë të bëjnë me të njëjtën grua, e cila nuk është identifikuar për mediat.

Paditësi akuzon Arnaultin, i cili drejtoi Forumin, një vend letrar në Stokholm, për përdhunimin e saj në tetor 2011 dhe përsëri në dhjetor 2011. 

"Në një prej përdhunimeve të dyshuara pati dhunë", tha Voigt. "Dhe në të tjera ajo ishte në gjumë."

Në fund të vitit 2017, rreth 18 gra raportuan raste ngacmimi dhe akuzuan Arnault, duke nxitur një hetim nga prokurorët e shtetit, por vetëm njëra ka bërë denoncim tek autoritetet e policisë.

Për Arnault thuhet gjithashtu se ka prekur trashëgimtaren e fronit suedez, princeshën e Kurorës, Victoria gjatë një darke zyrtare në vitin 2006, por edhe këtë e mohon, raporton The Guardian.

Por së bashku me akuzat, konfliktet mes panelit të jurisë e ‘copëtuan’ Akademinë duke nxitur shumë dorëheqje, përfshirë gruan e tij Frostenson dhe shefen e Akademisë, profesoreshë Sara Danius. Teknikisht, anëtarët e Akademisë Suedeze nuk mund të japin dorëheqjen nga pozitat e tyre.

Por mund të ndalojnë të marrin pjesë në aktivitete. Mungesa e besimit të publikut bëri që Nobeli për Letërsinë këtë vit të shtyhej dhe vitin tjetër do shpallen dy fitues përnjëherësh.

Arnault gjithashtu është dyshuar për dhënien e emrave të fituesve të çmimit prestigjioz shtatë herë që nga viti 1996, gjë të cilën ai e mohon.

Akademia njoftoi në maj se do të shtyjë dhënien e çmimit 2018, hera e parë që çmimi është vonuar që nga viti 1949. 

Gjyqi, të cilin Voigt tha ndoshta do të ndodhë në vjeshtë, do të mbahet pas dyerve të mbyllura dhe paditësja do të mbetet anonime. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy