Një pacient 41-vjeçarë u kurua si pacient normal në një spital në Lavagna të Italisë. Ai kishte rezultuar negativ ndaj 2 tamponëve, ndaj dhe po trajtohej si pacient normal dhe vizitohej nga familjarë.
Ai ndërroi jetë pas disa ditësh, dhe vetëm pas vdekjes u konstatua se ishte pozitiv me Covid-19. Si pasojë janë infektuar tetë pacientë të tjerë të shtruar në spital dhe 4 operatorë në një spital në Lavagna janë infektuar me koronavirus.
I gjithë departamenti i Mjekësisë jo-covid u pastrua dhe sanitarizua, të sëmurët, mjekët dhe të afërmit u befasuan pas zbulimit se 41-vjeçari me pneumoni bilaterale, por negativ ndaj tamponit, vdiq i goditur nga virusi pa asnjë njeri të jetë në gjendje të marrë masat e nevojshme të sigurisë. Në spitalin Lavagna burri kishte mbërritur në gjendje të rëndë nga shtëpia, në Chiavari: ai kishte qëndruar aty për një kohë të shkurtër.



