
Politologu Ardi Nurellari tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se kryeministri Kosovës Albin Kurti është transformuar nga pushteti.
Gjatë emisionit ai tregoi se është distancuar me Kurtin për shkak se retorika e tij kundër shtetit të ri nuk i dukej e arsyeshme, pasi refuzonte të festonte 17 shkurtin me arsyetimin që Kosova nuk ishte e plotë. Por sot sipas tij Vetëvendosja ka ndryshuar në mënyrë dramatike.
“Rrugët me Albin Kurtin u ndanë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ata nuk e respektonin shtetin e ri të Kosovës. Ne u distancuam, morëm rrugë të ndryshme. Retorika e tyre kundër shtetit të ri nuk më dukej e arsyeshme. Ata refuzonin të festonin 17 shkurtin me arsyetimin që Kosova nuk ishte e plotë. Sot gjërat kanë ndryshuar në mënyrë dramatike Vetëvendosja, kanë gëlltitur shumë prej pështymës që kanë hedhur. Albin Kurtin fillimisht e transformoi dëshira për pushtet dhe më pas pushteti po e po”, tha Nurellari.



