Radonshiqi: “Pasqyra e çmimeve” nuk premton ulje reale

Radonshiqi: “Pasqyra e çmimeve” nuk premton ulje reale

Në studion e MCN TV, ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, analizoi shkaqet e rritjes së çmimeve të produkteve të shportës. Ajo tha se mungesa e mbështetjes ndaj prodhimit vendas e ka dëmtuar këtë të fundit, duke e detyruar prodhuesin të mbajë çmime të larta, si pasojë e kostos së lartë të prodhimit. 

 

Ne dimë që Shqipëria është vend importues. Importojmë 40% të produkteve të shportës. Kjo është një nga arsyet pse rriten çmimet. Nuk është ndihmuar prodhimi vendas. Duke nisur nga produktet bujqësore. Fermerët ankohen që produktet e importit vijnë me çmime të ulëta. Në vendet e tjera fermerët kanë mbështetje më të gjerë në aspektin financiar dhe inovativ.

 

Shqipëria është vend me bujqësi tradicionale. Edhe po të ketë mundësi për të rritur kapacitetet, kjo vjen me kosto shtesë, në mënyrë që të bëhet më teknologjik. 

 

Radonshiqi u ndal edhe te zhvlerësimi i euros. 

 

Kjo është një nga arsyet pse produktet e shportës vijnë me çmime më të larta. Qeveria e ka kuptuar që duhet patjetër reagim. Nënçmimi i euros nuk ka sjellë ulje çmimesh. Kjo bën që të kuptojmë se në treg ka spekulime. 

 

Përsa kohë ne kemi varësi nga produktet e importit. Ne i marrim me euro. Por euro është zhvlerësuar, pra duhet t’i marrim më lirë. Marzhet e fitimit çdo kompani i ka të përcaktuara. Por shohim që zhvlerësimi i euros ka sjellë vetëm rritje të fitimeve të importuesve. 

 

Lidhur me platformën “Pasqyra e çmimeve”, Radonshiqi tha se ajo nuk premton ulje reale. 

 

Platforma është një ndihmesë e madhe. Unë e mbështes por ajo nuk premton ulje reale. Është në njëfarë mënyre një presion psikologjik. Por duhet të ekzistojë vullneti i tregtarëve për të bashkëpunuar.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy