Rrëfimi i të penduarit, si do vrisnin prokurorët/ 7 magjistratë në mbrojtjen e shtetit, truproja dhe blinda 24 orë (VIDEO)

Rrëfimi i të penduarit, si do vrisnin prokurorët/ 7 magjistratë në mbrojtjen e shtetit, truproja dhe blinda 24 orë (VIDEO)

I penduari i drejtësisë në bandën e Laert Haxhiut, zbulon se si prokurorja e cila kërkoi dënim me burg përjetë për ushtarët e Haxhiut, shpëtoi nga vrasja vetëm se urdhri i krimit vonoi dhe gjithçka u zbulua pas grabitjes së 30 mijë eurove.

Rrëfimit i vrasësit me pagesë Artan Tafani, pjesë e bandës së Laert Haxhiut nxori në pah se krimi jo vetëm s’është ndalur por hetimit e paligjshmërisë që bën e cilëson si ndërhyrje në punët e tyre!

E njëjtë ka qenë situata edhe për dy zonjat magjistrate, prokuroren e Lushnjes Merita Selimi që hetonte aktivitetin kriminal të grupit të Lart Haxhisë e po ashtu së fundmi edhe të prokurores Dolorez Musabelliu.

Musabelliu është hetuesja që ka firmosur kërkesën për ekstradim të Laert Haxhiut nga Greqia dhe e ka shpallur atë në kërkim ndërkombëtar. Si pjesë e procedimit penal në të cilin janë hetuar edhe anëtarë të bandës së Haxhiut, Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi.

FactCheck ka siguruar të dhëna nga komisionerë respektiv të mbrojtjes së magjistratëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Përgjatë vitit 2023 rezulton se në mbrojtjen e shtetit janë 6 prokurorë përkatësisht: dy prokurorë në SPAK, një në Elbasan, një në Tiranë, një në Lushnje dhe një në Vlorë.

Ndërsa në Gjykatën e posaçme Kundër Krimit e Porrupsionit rezulton se nën mbrojtjen e shtetit është një gjyqtare.

Për magjistratët e kërcënuar reagoi edhe ministri i brendshëm Taulant Balla i cili pas një takimi me kreun e KLP-s, Gardës, kreun e SPAK dhe Drejtorin e Policisë u kërkoi prej togave të zeza të ndihen të sigurt dhe të vazhdojnë përballjen me krimin.

Magjistratët në Mbrojtjen e Shtetit

Kreshnik Ajazi (Drejtues Prokurorie në Elbasan)

Ridvan Sukaj (Prokuror në SPAK)

Doloreza Musabelliu (Prokurore në SPAK)

Arjan Muça (Prokuror në Tiranë)

Merita Selimi (Prokurore në Lushnje)

Albert Kuliçi (Prokuror në Vlorë)

Gjyqtarë në Mbrojtjen e Shtetit

Etleva Deda (Gjyqtare e Posaçme)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy