“Ka shanse të mira që brenda javës të kemi një takim me presidentin rus Vladimir Putin”. Kështu ka deklaruar kreu i shtetit turk, Recep Tayyip Erdogan, sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Anadolu.
Erdogan nuk ka specifikuar nëse do të jetë një takim personal.
Udhëheqësi turk shtoi se ai beson se Turqia mund të jetë vendi ku do të merren masat për të arritur një zgjidhje për situatën në Ukrainën Lindore.
Dje, sipas raportimeve të mediave të ndryshme turke, zëdhënësi i presidentit turk Ibrahim Kalin takoi presidentin ukrainas Zelensky në Kiev gjatë një vizite së bashku me zëvendësministrin e Jashtëm turk Sedat Onal.



