"Xhisiela", reagon për herë të parë Rama: Është e pafalshme

"Xhisiela", reagon për herë të parë Rama: Është e pafalshme

Kryeministri Edi Rama reagon për herë të parë lidhur me denoncimin e dhunës së ushtruar nga djali i deputetit të PS kundrejt Xhisela Malokut. 

Në një postim në "Twitter" Rama tha se dhuna ndaj vajzës është e pafalshme, ndësa shtoi se policia nuk i ka bërë asnjë favor djalit të Rrajas, Rexhep.

"Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme! Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën. Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit. Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën. Për ne askush s'është mbi ligjin", shkruan Rama.

Ndërkohë për rastin në fjalë, ka reaguar edhe Avokati i Popullit, që bëri me dije se ka nisur hetim me objekt verifikimin e veprimeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, pas denoncimeve të kryera nga shtetasja e dëmtuar dhe nga një punonjës i Policisë së Shtetit.

Në njoftim theksohet se hetimi do të synojë të marrë përgjigje për shumë pikëpyetje duke iu drejtuar organeve përgjegjëse, konkretisht: Komisariateve të Policisë në Tiranë e Fushë-Krujë, organit të Prokurorisë si dhe subjekteve që kanë dijeni për rastin.

Pjesë e verifikimit do të jenë edhe veprimet e organit të Prokurorisë për ndjekjen e rastit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy