Salvini: Bashkë me kryeministrin hungarez do të ndryshojmë rregullat e BE-së

Salvini: Bashkë me kryeministrin hungarez do të ndryshojmë rregullat e BE-së

“Kam biseduar me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, dhe më përgëzoi për punën e mirë që kemi bërë. Do të punojmë për të ndryshuar rregullat e Bashkimit Europian”. Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, paralajmëron kështu bashkëpunimin me një nga kundërshtarët e e BE-së për politikat e emigracionit.

Deklarata e Salvinit vjen vetëm pak orë pasi paralajmëroi se Italia nuk do të jetë më "kampi i refugjatëve në Evropë".

Reagimi i parë erdhi nga Tunizia, për të cilën Salvini u shpreh dje se “shpesh eksporton të dënuar” drejt brigjeve të Europës.

Ministria e Jashtme e Tunizisë reagoi me anë të një deklarate, ku shprehej “keqardhja e thellë për deklaratat e ministrit italian në lidhje me çështjet e emigracionit”.

Ajo që mori formën e një incidenti diplomatik në fillesat e tij u korrigjua menjëherë nga Salvini, që deklaroi se fjalët e tij ishin nxjerrë jashtë kontekstit. Sqarimi u përcoll përmes ambasadorit të Italisë në Tunizi. Ndërsa më pas vetë Salvini u shpreh i gatshëm për një takim sa më të shpejtë me homologun tunizian për të diskutuar mbi çështjet e emigracionit. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy