Hapet gara për zv.drejtorin e BKH-së, ja kriteret

Hapet gara për zv.drejtorin e BKH-së, ja kriteret

Byroja Kombëtare e Hetimit ka shpallur hapjen e garës për postin e zëvendësdrejtorit, pas emërimit të Joni Ketës në krye të këtij institucioni. Me këtë emërim, pozicioni i dytë drejtues në BKH ka mbetur vakant.

 

Sipas njoftimit zyrtar, e drejta për të konkurruar për këtë funksion u takon vetëm hetuesve aktualë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë disa dokumente, mes të cilave edhe një platformë mbi kuptimin e funksionit të zëvendësdrejtorit, rolit në fushën e menaxhimit, menaxhimit të burimeve njerëzore, komunikimit, punës në grup, ndërveprimit dhe marrëdhënieve ndërinstitucionale.

 

Afati i fundit për aplikim është data 22 janar. 

 

Në një raportim për Mcn Live gazetari Arsen Rusta bën me dije: 

 

“Numri 2 i BKH është ai që suporton marrëdhëniet e oficerëve të Policisë Gjyqësore me Policinë e Shtetit, ndan detyrat, menaxhon veprimet në terren për operacionet, bashkërendon me eprorin për të vijuar hetimet së bashku me prokurorët e posaçëm. Është një proces i hapur deri më 22 janar. Nuk i takon kujtdo të garojë për këtë post, u takon vetëm oficerëve të BKH-së. Nr. 2 i BKH do jetë me drejtues nga vet BKH. Secili prej të interesuarve do duhet të paraqesë dokumentacionin, një platformë në kuptimin e zv.drejtorit, rolin fushat dhe menaxhimin, si e sheh këtë post, një jetëshkrim, vlerësimin nga eprorët, dhe certifikatën e zotërimit të gjuhës angleze. Do jetë përzgjedhje që bëhet nga komisioni që përbëhet nga BKH dhe drejtuesi i SPAK, për të emëruar për një mandat prej 4 vitesh drejtuesin e BKH”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy