Telefonata me Erdogan, Putin: Angazhimin për të gjetur zgjidhje për Ukrainën

Telefonata me Erdogan, Putin: Angazhimin për të gjetur zgjidhje për Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin përsëriti angazhimin e Moskës për të gjetur një zgjidhje pozitive dhe diplomatike për konfliktin me Ukrainën në një bisedë telefonike me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan, sipas një deklarate të Kremlinit.

“U diskutuan gjithashtu disa çështje aktuale që lidhen me zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Në veçanti, u vlerësua pozitivisht takimi i komisionit ndërqeveritar ruso-turk për bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik, i mbajtur më 27 qershor. Duke folur për Ukrainën, Vladimir Putin riafirmoi angazhimin e tij parimor për të gjetur një zgjidhje politike dhe diplomatike për konfliktin”, thuhet në deklaratë.

Më 2 qershor, në Stamboll të Turqisë u zhvillua raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë. Palët shkëmbyen memorandume që sqaronin kushtet e tyre për zgjidhjen e konfliktit.

Ata gjithashtu ranë dakord të kryenin një shkëmbim “të gjithë për të gjithë” të të burgosurve të luftës të sëmurë rëndë dhe atyre nën 25 vjeç - të paktën 1000 persona nga secila palë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy