Theu herësin/ Luçiano Boçi: Beteja për të çrrënjosur të keqen vazhdon

Theu herësin/ Luçiano Boçi: Beteja për të çrrënjosur të keqen vazhdon

Teksa në Qarkun e Elbasanit janë duke u numëruar kutitë e fundit për kandidatët preferencialë, në këtë qark, në radhët e Partisë Demokratike, prin kandidati Luçiano Boçi.

Edhe pse i renditur i shtati në listë në një kohë që PD në këtë qark siguroi 6 mandate, Boçi mund të jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm duke thyer herësin.

Pas këtij rezultati, vetë kandidati Boçi përmes një postimi në rrjete sociale shpreh falënderimet për të gjithë qytetarët elbasanas që e votuan.

Ai gjithashtu, falënderon liderin demokrat Lulzim Basha për përfshirjen në listë dhe për ekipin e Qarkut të Elbasanit. Ndër të tjera, ai thotë se beteja për të çrrënjosur të keqen që ka pushtuar vendin vazhdon.

Postimi i plotë

Shumë pak të shprehësh vetëm falenderime për qytetarët e qarkut Elbasan, të cilët më votëbesuan ndershmërisht, me ideal e vërtetësi, pa u ndikuar as nga paratë e pushtetit, as nga dhuna e tij, as nga joshjet e miklimet për favore! Nuk mjafton vetëm mirënjohja për strukturat e Partisë Demokratike të qarkut e drejtuesit e tyre, komisionerët, vëshguesit, grupet mbështetëse, përfaqësuesit e ZAZ-ve, numëruesit, të gjithë anëtarët e PD, të cilët më përkrahën pa bujë e zhurmë, po me shpirt e zemër, nē këtë betejë të pabarabartë me të keqen!

Përulje respekti për ekipin tim të mrekullueshëm e të palodhur, plot jetë, vlera e vizion, me vajza e djem të mençur, entuziastë e me shumë dëshirë për të ardhmen! Nderime pa fund për shokët e miqtë e mi të shumë brezave e shtresave e bashkëpunëtorët e kaq viteve politikë, të cilët nuk u shkëputën as një minutë e centimetër nga lufta krah meje!

Vlerësime të sinqerta e të vërteta për Kryetarin e PD, zotin Basha që me besoi kandidimin, për Gazin që drejtoi me dinjitet fushatën e qarkut, për grupin cilësor të deputetëve që me diferencat e qëndrimeve e opinioneve kalimtare, më motivuan më shumë. Në fund, familja ime tashmë e rritur në numër, jam vetë unë! Megjithatë nuk mund të bërtas dot FITORE, sepse kjo e imja është thjesht një rreshtim i ri pranë të gjithëve ju! Beteja për të çnjerëzor të keqen që ka pushtuar vendin vazhdon…

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy