Zgjohu me MCN/ Dashnor Balliu, motoristi që synon rekordet Guinnes: Udhëtimi do të zgjas 4 vite në 215 shtete

Zgjohu me MCN/ Dashnor Balliu, motoristi që synon rekordet Guinnes: Udhëtimi do të zgjas 4 vite në 215 shtete

Dashnor Balliu është motoçiklisti që do të hyj në Librin e Rekordeve botërore të Guinnnes.

Për shikuesit e programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, Balliu nga një ndalesë në Berlin të Gjermanisë, rrëfeu se udhëtimi i tij rreth e përqark botës do të zgjas për 4 vite.

Momentalisht ka ndaluar në Berlin, po ju flas poshtë një ure. Jam nisur që katër muaj, me 6 gusht 2023 nga Tirana, por jam nga Pinari i Librazhdit.

Qëllimi im është të nis një turne botëror që do të ndryshojë jetën, duke filluar nga toka magjepsëse e Shqipërisë.

Gjatë këtij udhëtimi transformues, unë synoj jo vetëm të eksploroj peizazhe të ndryshme dhe të zhytem në kultura magjepsëse, por gjithashtu të thyej Rekordin Botëror Guinness për udhëtimin më të gjatë me motoçikletë si aventurier i vetëm.

Duke i shtyrë kufijtë e mi dhe duke frymëzuar të tjerët përmes kësaj vepre të jashtëzakonshme, shpresoj të lë një gjurmë të pashlyeshme në botën e udhëtimit me motor.

Po cilat janë sfidat e këtij udhëtimi?

Balliu thotë se edhe sipas udhëzimeve të Rekordeve Guinnes, udhëtimi duhet të jetë sa më natyral dhe me sfida.

Me një pasion për udhëtimet me motor në distanca të gjata, kam eksploruar deri tani 10 shtete evropiane, duke përqafuar kultura të ndryshme dhe duke kapërcyer sfidat me elasticitet. I aftë në mekanikë, zgjidhjen e problemeve dhe zhytjen kulturore, unë kap momente përmes fotografisë dhe tregimit, duke frymëzuar të tjerët në këtë udhëtim emocionues. Të gjitha këto udhëtimi i ndaj me vëllezërit motorist.

Jam i vetëm i pashoqëruar, ushqimet, çdo gjë i bëj vet, flejë në çadër, këtu fjeta mbrëmë. Sfidat e këtij udhëtimi këto janë, ashtu është edhe te rekordet Guinnes, të udhëtosh në mënyrë sa më natyrale, dhe ta shijoj udhëtimin.

Nuk duhet të ndalohet udhëtimi në asnjë mënyrë, vetëm sëmundjeve nuk kam se çfarë ti bëj.

Motoristi Balliu, thotë se rekordin Guinnes do ta arrij në prekjen e 215 shteteve përmes motorit.

Rekordi arrihet me 214 shtete por unë do ta bëj me 215 shtete, një më shumë. I kam marrë të gjitha masat, udhëtoj ne borë e diell, edhe në -15 gradë C, kam fjet në -7 gradë C jashtë, pra, motori është shtëpia ime.

Shkruaj çdo gjë që më ndodh ën ditë, i shkruaj në fletoren time, që ti kem si histori.

Unë e ka synimin ta arrij për 4 vite këtë detyre, në Shqipëri do kthehem pas 4 vitesh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy