Bilardo në MCN/ “U tmerrova me veten”, Bujar Kapexhiu tregon si u zgjodh aktor në filmin “Duel i heshtur”

Bilardo në MCN/ “U tmerrova me veten”, Bujar Kapexhiu tregon si u zgjodh aktor në filmin “Duel i heshtur”

Artisti Bujar Kapexhiu ka treguar në “Bilardo në MCN” sesi u zgjodh si aktor në filmin “Duel i heshtur” teksa ishte ende student, ndërsa për rolin kishin bërë prova dhe personazhe me emër si Robert Ndrenika, Vangjush Furxhi dhe Guljem Radoja.

Duke treguar historinë për filmin e realizuar afro 60 vite më parë, Kapexhiu tha se fillimisht ai shkoi në Kinostudio që të ndihmonte shokun e tij Saimir Kumbaro të realizonte një dialog, pasi nuk e shihte veten si aktor filmi.

Ashtu si në Festivalin e 11-të që u ndodha unë në mënyrë krejt aksidentale, po kështu edhe në filmin “Duel i heshtur”. Në atë kohë ishta student në vitin e 4-ët në Akademinë e Arteve, studioja për aktor. Atje erdhi fjala që po bëheshin prova për të zgjedhur aktorët për filmin “Duel i heshtur”. Regjisor ishte Dhimitër Anagnosti. Miku im i afër që ishte në vitin e 3-të, Saimir Kumbaro më thotë “Bujar po bëhen prova në Kinostudio, a shkojmë?”. I thashë jo se nuk më pëlqen filmi, por e ndiej që nuk jam për film, dua të luaj në teatër, teatri më pëlqen. Saimiri nguli këmbë dhe më tha a vjen për mua që të më ndihmosh që të bëjmë dialogun se ai pretendonte të bënte prova për rolin e Skënderit, që luante Rikardi.

Shkuam atje dhe Anagnosti më tha mua, por ti do më një kinoprovë? Mbeta një moment, por thashë hajt se po e bëj. Më tha që s’do e bësh me Saimirin kinoprovën, por do e bësh me Ndrek Lucën. Ishte improvizuar një kabinë si e anijes. Bert Ndrenika kishte bërë provë për këtë rol, Guljem Radoja kishte bërë provë, po ashtu dhe Vangjush Furxhi. Unë bëj provën me Ndrekën. Në moment që bëra provën, Berti tha: Hajde ikim se e mori ky. Kënaqësi të luash një film, duke qenë akoma student.

Më tej Kapexhiu tha se ka pasur një moment kur ai donte të largohej nga xhirimet e filmit, por që nuk e bëri pasi ishin shumë gjëra që e detyronin atë të qëndronte.

Xhiruam disa ditë. Dhimitër Anagnosti kishte këtë gjë, pasi bëhej një pjesë e mire i merrte të gjithë aktorët në kinema dhe shikonin të gjithë atë që kishin xhiruar. Shikonin të gjitha dublat, jo vetëm ato të mira. U tmerrova me veten time sepse në ekran doli portreti im që thoshte nëntë herë “Po”. Merre me mend të shohësh një kokë që lëviz 9 herë. Mu neverit fare. I thashë stop, ju kam thënë që nuk jam për film, nuk dua dhe do iki. Po ku të ikje. Ishin milionat që ishin bërë gati për filmin. Në të vërtete ishte një detyrim se s’ke ku të ikësh.

Në përgjithësi aktorëve, nuk iu pëlqen vetja. Nga ajo ditë nuk e pamë më veten, deri kur pamë fundin.

Për Bujar Kapexhiun (dhe jo vetëm) xhiroja tek Bulervadi ishte i argëtimi i ditës që kishin njerzit asokohe, ishte argëtimi brenda telava edhe pse gjithçka ishte e kontrolluar.

Xhiroja tek Bulervardi ishte argëtimi i ditës. Njerëzit lodheshin, mundoheshin dhe ishte argëtimi brenda telave. Ishte siç e kanë të burgosurit kur dalin në ajrosje. Kështu ishte dhe kjo e jona Ishte dhe kënaqësia që takonim njerëzit, përshëndeteshin ne rinia ndiqnim dikë. Shikonim njerëzit dhe nuk bisedonim për problemet e ditës. Ishte një çlirim, njerëzit flisnin me zë të lartë, qeshnin me zë të lartë. Ishte krejt ndryshe nga dita. Por gjithçka ishte e kontrolluar, sepse aty midis nesh kishte një njeri që të ndiqte, që të dëgjonte. Kjo ishte e përnatshme. Në këtë grumbullin e madh, kishte grupe të rinj, shokë shumë të afërt që shkëputeshin dhe bënin mbrëmjen në një mjedis më të mbledhur Aty ishin më të lirë. Aty ishte lirë. Aty ishte çlirimi deri në fund. Kishte dhe nga ata që bisedonin për artin modern. Po gjithmonë brenda këtij grumbulli të madh lëvizte dhe mendimi i njerëzve që kishin pikëpamje të përbashkëta. Merrnin nga njëri-tjetri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy