Vdekja e katër turistëve në hotel, reagon Ambasada Ruse

Vdekja e katër turistëve në hotel, reagon Ambasada Ruse

Pas tragjedisë së ndodhur në një hotel në Qerret të Kavajës, ku u gjetën të pajetë katër shtetas rusë, ka ardhur edhe reagimi i Ambasadës së Rusisë në Tiranë.

Në reagim e Ambasadës Ruse thuhet që pritet një hetim i plotë nga ana e Shqipërisë për të zbardhur shkaqet e vdekjeve.

REAGIMI

“Ambasada Ruse në Shqipëri konfirmon vdekjen e katër shtetasve rusë (Natalia Burenkova, Sergei Burenkov, Ekaterina Burenkova dhe Nikita Belousov) në një hotel pranë qytetit në Kavajë. Seksioni konsullor i Ambasadës është në kontakt të vazhdueshëm me agjencitë e zbatimit të ligjit të vendit dhe po sqaron rrethanat e incidentit. Ne mezi presim një hetim të plotë nga ana shqiptare për shkaqet e vdekjes së rusëve. Familjarët e viktimave janë njoftuar. Trupat do të riatdhesohen në vendlindjen e tyre.”

Tupat e katër turistëve rus, Natalia Burenkova, 58 vjeç, Sergei Burenkova, 60 vjeç dhe dhëndrit të tyre Nikita Belousov, 37 vjec e vajzës Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe, ndodhen në morgun e mjekësisë ligjore në Tiranë.

Aktualisht janë marrë kampionët për analizimin e pranisë në gjak të drogës, alkoolit apo lëndëve helmuese dhe pritet që në fillim të javës të dalë ekspertiza paraprake e shkakut të vdekjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy