Melania Trump zbulon këshillën që i jep gjithmonë djalit 20-vjeçar

Melania Trump zbulon këshillën që i jep gjithmonë djalit 20-vjeçar

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump ka zbuluar këshillat që i jep djalit të saj 20-vjeçar, Barron Trump, për marrëdhëniet romantike dhe rreziqet që mund të hasë në jetën personale.

 

“Gjithmonë i them se bota jashtë është e rrezikshme dhe se duhet të ketë kujdes”, u shpreh 56-vjeçarja në dokumentarin e saj të ri në Prime Video, “Melania: Seria”.

 

Në vitin 2025, media amerikane Page Six raportoi se Barron kishte rezervuar një kat të tërë të Trump Tower në Nju Jork për një takim romantik. Sipas burimeve, vendimi për ta zhvilluar takimin në ambientet e ndërtesës ishte marrë për arsye sigurie.

 

Barron Trump studion në Shkollën e Biznesit Stern të Universitetit të Nju Jorkut dhe ka preferuar ta mbajë jetën e tij sentimentale larg vëmendjes publike.

 

Megjithatë, djali më i vogël i presidentit amerikan është shfaqur më shpesh në publik vitet e fundit, duke marrë pjesë në aktivitete të rëndësishme përkrah familjes Trump.

 

Në dokumentarin e saj të parë, “Melania”, i cili u shfaq premierë në janar 2026, Zonja e Parë e përshkroi të birin si një djalë me vetëbesim të lartë dhe me një “mendje të jashtëzakonshme”. Ajo theksoi gjithashtu dëshirën që Barron të ndërtojë rrugën e tij në jetë.

 

Dokumentari, me regji të Brett Ratner, pasqyron 20 ditët përpara inaugurimit të dytë të Donald Trump, në janar 2025. Melania dhe Donald Trump janë të martuar që prej janarit të vitit 2005 dhe Barron është fëmija i tyre i vetëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy