UEFA, shuplakë Skënderbeut ditën që Duka zgjidhej president (VIDEO)

UEFA, shuplakë Skënderbeut ditën që Duka zgjidhej president (VIDEO)

Atë që nuk e bëri Federata Shqiptare e Futbollit dhe Ministria e Arsimit dhe e Sporteve ndaj klubit Skënderbeu, po e bën UEFA. Të dy këto institucione nuk u kujdesën për imazhin e Shqipërisë, por ruajtën interesat klienteliste të drejtuesve të këtij klubi, të akuzuar për trukime të ndeshjeve.

Tashmë shuplaka ka ardhur e fortë nga UEFA. Ky forum i kërkon Apelit të UEFA-s, një përjashtim 10 vjeçar për Skënderbeun nga të gjitha kompeticionet europiane. Vendimi është kërkuar nga ana e Komisionit të Disiplinës në UEFA, i cili bashkëngjit edhe një gjobë prej 1 milion eurosh që ky klub do të detyrohet të paguajë.

Në e-mailin e publikuar, Inspektorët e Etikës dhe të Disiplinës kanë të drejtat e tyre të shtojnë ose të ndryshojnë këtë raport bazuar mbi informacionet apo prova të tjera në lidhje me këtë çështje. Të habit mungesa e ndjesës apo e masave të tilla si dorëheqja në këtë situatë. Përmes një deklarate për shtyp klubi i Skënderbeut thekson se nuk bëhet fjalë për një çështje të re, por për një apelim për vendimin e marrë 2 vite më parë dhe se ata ishin në dijeni të kësaj çështjeje.

Për tu theksuar është se kërkesa për të dënuar klubin e Skënderbeut është publikuar nga komisionet disiplinore të UEFA-s më datë 7 shkurt, ditën kur në vendin tonë u mbajtën dhe zgjedhjet për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku fitues doli për herë të pestë Armand Duka, i cili ka një pjesë të madhe të përgjegjësie për skandalet dhe trukimet që kanë ndodhur në gjithë këto vite në futbollin shqiptar.

Fshehja e dënimeve që ai ka tentuar të bëjë e kanë nxjerrë gjithmonë zbuluar, duke detyruar UEFA-n që me mos ndëshkimet që nuk jepen nga FSHF-ja t’i japë vetë ky institucion. Komisioni i Etikës i Federatës Shqiptare të Futbollit mori një vendim qesharak dhe të paplotë më 23 qershor 2017, për t’i hequr titullin kampion Skënderbeut për sezonin 2015-2016, me argumentimin se ishte përfshirë në trukimin e ndeshjeve.

Përveç kësaj, skuadrës korçare iu hoqën 12 pikë nga sezoni 2016-2017, ndërsa klubit iu vu një gjobë 20 milionë lekë të vjetër. Vendimi erdhi pas analizës që iu bë dosjes “Skënderbeu” të ardhur nga UEFA dhe të konfirmuar (penalizuar) nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Ky është një vendim që fsheh mëkatet e presidentit Duka dhe të financuesve të Skënderbeut.

Ndërkaq, pikërisht kur ky klub turpëron futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare, ministria e Arsimit dhe e Sportit bind qeverinë të hedhë 5 miliardë lekë për stadiumin dhe akademinë e futbollit të këtij klubi. Pra, financohet një klub i cili të vazhdojë të luajë baste, që në fakt duhej bërë shembull, me qëllim pastrimin e emrit të futbollit shqiptar. Tani pritet vendimi përfundimtar i komisionit të Apelit të UEFA-s i cili do të marrë vendimin final mbi dosjen Skënderbeu. Pavarësisht se sa do të jetë masa e dënimit, dëmi i është bërë tashmë imazhit të Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy