Samiti i Pragës/ Kote: Krijimi i Komitetit të ri politik evropian, përgjigje e BE ndaj agresionit rus në Ukrainë

Samiti i Pragës/ Kote: Krijimi i Komitetit të ri politik evropian, përgjigje e BE ndaj agresionit rus në Ukrainë

Liderët e 44 vendeve evropiane dërguan një sinjal të qartë nga Samitii Pragës për izolimin e Rusisë për të krijuar një rend të ri pa të. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell theksoi se Rusia e Putinit, nuk ka vend.

Lidhur me këtë diplomati Jorgji Kote përmes një komunikimi me edicionin e lajmeve në MCN tv, tha se fotografia e sotme që na erdhi sot nga Praga, ishte treguesi i qartë dhe mesazhi që iu dha Rusisë, që krijimi i Komitetit të ri politik është një përgjigje e BE kardhi agresionit rus në Ukrainë, dhe krizave që solli ai agresion.

Krijimi i Komitetit të ri Evropian, është një përgjigjje e BE ndaj krizave, dhe së fundi ndaj agresionit rus në Ukrainë. Kjo u  krijua, sepse të 27 vendet e BE nuk mudnti përballojnë më dot këto kriza.

Në vitet e fundit, BE është treguar e paaftë, me kapacitet të pamjaftueshme, për të përballuar sidomos agresionin rus.

Prandaj, në këto kushte doli nevoja për të krijuar këtë bashkësi politike, pra këtë grumbullim të vendeve anëtare të BE, jo anëtare të BE-së, dhe kandidate të BE-së, poashtu dështoi politika e fqinjësisë të BE, ndaj Ukrainës, ndaj Moldavisë, ndaj Gjeorgjisë.

Komiteti i ri evropian, më duket se i paraprinë kësaj epoke të re qe do te hapet. Sot kryesorja në Pragë ishte kjo fotografi, pra foto e familjes, duke i thënë Putinit, “ne jemi një familje e madhe me 44 vende, Evropa e madhe dhe zemra e Evropës BE-ja dhe ti je vetëm me Lukasenkon dhe me ndonjë diktator tjetër.

Ngjarja e sotme nuk është samiti i nesërm, ai ishte diçka më shumë se rutina, pra sot lajmi ishte krijimi i këtij komiteti politik evropian, sidomos për vendet e Ballkanit,

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy