Arrestohet me pasaportë false i shumëkërkuari për prostitucion

Arrestohet me pasaportë false i shumëkërkuari për prostitucion

Një 44-vjeçar nga Kuçova është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi akuzohet për falsifikim dokumentash. Përparim Voda është ndaluar për kontroll nga shërbimet e Policisë dhe ka paraqitur një dokument identifikimi grek me gjeneralitetet të shtetasit F.F, 42 vjeç, banues në Mursi, Sarandë, dokument i cili mban fotografinë e tij.

Voda rezultonte i shpallur në kërkim nga policia e Kukësit, pasi Prokuroria Kukës  ka dërguar urdhër për ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës Apelit Shkodër, e cila ka caktuar masë sigurimi “Arrest me burg”, për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Njëkohësisht “ky shtetas  nga ZQK INTERPOL TIRANË është shpallur në kërkim pasi INTERPOL ROMA në datë 25.10.2013 ka bërë shpalljen në kërkim ndërkombëtar ku Gjykata e Milanos/Itali e ka dënuar me 6 vjet burg (i mbeten për të vuajtur 5 vjet, 10 muaj e 16 ditë burg), për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe ” Pjesmarrje në organizatë kriminale”.

 Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy