Një foshnje gjashtë javëshe ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit. Lajmi i hidhur është bërë me dije nga guvernatori i shtetit, Ned Lamont.
"Ne besojmë se është një nga viktimat më të reja" shpjegon Lamont, duke theksuar se "virusi sulmon edhe më të brishtët. Dhe kjo tregon rëndësinë e qëndrimit në shtëpi dhe kufizimit të ekspozimit ndaj njerëzve të tjerë." SHBA ka regjistruar mbi 5000 viktima nga Covid-19.



