Komisioni i Ligjeve miratoi sot 113 punonjës si pjesë e stafit të tre institucioneve të rëndësishme të Vettingut, nga 185 punonjës që ishte kërkuar për tre organet.
Organet e vettingut kërkuan shtesë prej 70 punonjës por kjo nuk u pranua nga maxhoranca.
Përmes një deklarate për shtyp LSI i bën thirrje qeverisë të reflektojë pa e kaluar në votim.
Deputeti Nasip Naço e quan votimin e sotëm vërtetim se “Qeveria kërkon me çdo rast të ketë ndikim mbi këto organe dhe institucione të pavarur.
“Vetëm stafi i kryeministrit ka 1300 punonjës, nga këta 650 punojnë vetëm e vetëm për kryeministrin. Pra 1/ 10 e ushtrisë së kryeministrit Edi Rama merret vetëm me "Facebook" e punë të tjera të paqarta”, tha Naço.
Nga ana tjetër ai garantoi mbështetjen e LSI-së ndaj “çdo kërkese që i krijon kushte optimale pune organeve të Vetingut”.
Komisioni i Ligjeve miratoi sot 113 punonjës si pjesë e stafit të tre institucioneve të rëndësishme të Vettingut, nga 185 punonjës që ishte kërkuar për tre organet.
Vetëm me votat e mazhorancës, Komisioni miratoi strukturën me 50 punonjës për Komisionin e Pavarur të Kualifimit, 26 punonjës për Komisionerin publik dhe 37 për Kolegjin e Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese.



