Çmimet e larta të fruta-perimeve/ Vuksani: Shkak mungesa e prodhimit vendas dhe rritja e çmimit të naftës (VIDEO)

Çmimet e larta të fruta-perimeve/ Vuksani: Shkak mungesa e prodhimit vendas dhe rritja e çmimit të naftës (VIDEO)

Rritja e çmimeve të fruta-perimeve në tregun vendas, duke nisur nga domatja, po ndjehet gjithnjë e më shumë nga konsumatorët.

 

Profesori i agrokulturës, Gjok Vuksani, në një analizë për “MCN Live”, evidenton dy faktorët kryesorë që kanë çuar në këtë situatë të vështirë për konsumatorët shqiptarë.

 

Problemi i parë lidhet me mungesën e prodhimit vendas si sasi. 

Pra përmbytjet e përsëritura në zona si Berati dhe Fieri kanë ndikuar ndjeshëm në uljen e prodhimit bujqësor, duke e reduktuar atë me rreth 30% krahasuar me nivelet normale.

 Si pasojë, oferta më e ulët në treg ka sjellë rritje të çmimeve, veçanërisht për perimet.

Faktori i dytë, është rritja e çmimit të naftës, e cila ndikon drejtpërdrejt jo vetëm në bujqësi, por në të gjithë ekonominë. 

 

Sipas Vuksanit, qeveria duhet të marrë masa për reduktimin e kostove të shërbimit e jo ti heq skemën e mbështetjes për naftën. 

 

Situata është rënduar edhe më shumë për fermerët, pasi është hequr skema e mbështetjes për naftën.

Qeveria duhet të kishte marrë masa për të ulur kostot e fermerëve, jo t’i rëndonte ato.

 Heqja e skemës së mbështetjes për naftën i ka vendosur fermerët përballë dy vështirësive: rritjes së çmimit të karburantit dhe mungesës së mbështetjes financiare. 

Pos kësaj janë rritur ndjeshëm edhe inputet bujqësore, si plehrat kimike, fidanët, produktet për mbrojtjen e bimëve dhe ushqyesit, me një rritje prej 30-40%. 

Në këto kushte, fermerët përballen me kosto gjithnjë e më të larta prodhimi, të cilat në fund reflektohen në çmimet e tregut dhe përballohen nga konsumatorët shqiptarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy