Lufta në Izrael, kush e financon Hamasin përmes kriptomonedhave dhe bamirësive

Lufta në Izrael, kush e financon Hamasin përmes kriptomonedhave dhe bamirësive

Një rrjet kompleks mbështet grupin terrorist Hamas me armë dhe financim ekonomike

Jo vetëm Irani dhe Katari, por ka edhe kanale humanitare islamike të cilat veprojnë në Perëndim dhe që mbledhin para të cilat më pas i drejtohen grupeve të kontrolluara nga Hamasi.

Është e vështirë të vlerësohet se kush e financon grupin terrorist Hamas dhe sa merr.

Në Rai News, Andrea Molle, Profesor i Asociuar i Shkencave Politike dhe Drejtor i Masterit në Studime Ndërkombëtare në Universitetin Chapman, bëri një pasqyrë të situatës në lidhje me financimin.

Irani e konsideron Hamasin një aset shumë të rëndësishëm si nga këndvështrimi strategjik ashtu edhe nga ai politik. Në vitin 2020, Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi se Teherani kishte transferuar më shumë se 100 milionë dollarë në vit për Hamasin dhe Xhihadin Islamik Palestinez.

Irani do të ndihmonte, armatoste dhe financonte Hamasin për të zgjeruar ndikimin e tij dhe për të destabilizuar proceset e paqes në rajon. Nga deklaratat e kaluara, duket se Forcat e Armatosura iraniane kanë gjithashtu një rol në trajnimin e Hamasit.

Katari është paraqitur gjithmonë para botës si ndërmjetës në konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës dhe aktualisht luan një rol aktiv në negociatat për lirimin e pengjeve.

Megjithatë pozicioni i tij është i paqartë, pasi që nga viti 2012 ai ka pritur liderin e Hamasit Khaled Meshaal, por vitet e fundit ka ofruar strehim edhe për disa anëtarë të tjerë të rëndësishëm të udhëheqjes së tij.

Sa i përket fondeve, në vitin 2012 Katari u zotua të shpenzojë të paktën 400 milionë dollarë, aktualisht pothuajse 1 miliardë, për ndihmën dhe punën e rindërtimit në Rripin e Gazës.

Sipas profesor Molle, duke pasur parasysh gjendjen e infrastrukturës në Rripin e Gazës, fondet nuk ishin përdorur për të lehtësuar vuajtjet e popullit palestinez.

Por ka më shumë gjasa që ato të jenë përdorur për të financuar terrorizmin dhe gjithashtu për ta bërë Gazën një kështjellë, duke zhvilluar rrjetin e tuneleve nëntokësore nga të cilat frikësohet një sulm i mëtejshëm ndaj Izraelit.

Hamasi duket se e merr pjesën më të madhe të financimit të tij përmes kanaleve humanitare.

Pjesërisht këto janë para që vinin nga emigrantët palestinezë në Europë dhe Amerikën e Veriut dhe nga donatorët privatë që banojnë në Gjirin Persik. Më tej janë organizatat bamirëse islamike të cilat veprojnë në Perëndim që mbledhin para të cilat më pas u dërgohen grupeve që në letër, ofrojnë shërbime sociale, por kontrollohen nga Hamasi.

Ndihma shtetërore, ose ndihma nga organizatat ndërkombëtare, si Bashkimi Europian, shpesh përgjohet nga terroristët.

Për shembull, në vitin 2018, 50 milionë dollarët e akorduara nga Kanadaja për OJQ-në World Vision për financimin e projekteve humanitare në Rripin e Gazës u transferuan nga kreu i programit të ndihmës në territorin palestinez, Mohammed Halabi, drejtpërdrejt në arkat e Hamasit.

Organizata bamirëse Islamic Relief Worldwide konsiderohet gjithashtu nga Izraeli si financuesi kryesor i Hamasit.

Përveç Iranit dhe Katarit, Hamasi duket se merr mbështetje ekonomike dhe armë nga Arabia Saudite, Egjipti, vendet e Gjirit, Sudani, Algjeria dhe Tunizia.

Siç raporton Il Messaggero, Matthew Levitt, një ish-zyrtar amerikan i specializuar në luftën kundër terrorizmit, vlerësoi se pjesa më e madhe e buxhetit të Hamasit, i cili arrin në më shumë se 300 milionë dollarë, vjen nga taksat mbi bizneset, si dhe nga vende duke përfshirë Iranin dhe Katarin ose nga bamirësi.

Hamasi është sanksionuar si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tilla si Britania e Madhe.

Për të shmangur rritjen e kufizimeve ndërkombëtare, përdor gjerësisht kriptomonedhat, kartat e kreditit ose marrëveshjet e rreme të tregtisë.

Sipas bashkëthemeluesit të firmës kërkimore të blockchain Elliptic, Tom Robinson, “grupi ka qenë dhe është një nga përdoruesit më të suksesshëm të kriptomonedhave për financimin e terrorizmit”.

Firma analitike financiare TRM Labs beson se pas luftimeve në maj 2021, adresat e kriptomonedhve të kontrolluara nga Hamasi morën më shumë se 400.000 dollarë.

Wall Street Journal, raporton se terroristët mblodhën miliona dollarë në kriptovaluta në vitin para sulmit.

Xhihadi Islamik Palestinez ka marrë 93 milionë monedha dixhitale nga gushti 2021 deri në qershorin e kaluar. Në një hark kohor të ngjashëm, Hamasi mori 41 milionë.

Irani do të dërgonte financimin përmes kompanive guaskë dhe transaksioneve të transportit me anije dhe metale të çmuara. Vitin e kaluar, Hamasi krijoi një rrjet të fshehtë kompanish që menaxhuan 500 milionë dollarë në investime në kompani nga Turqia në Arabinë Saudite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy