
Nuk prodhoi fitues derbi mes Lushnjës dhe Apolonisë, sfidë e cila u mbyll në barazim 1-1.
Fierakët kaluan të parët në avantazh me Trifonin në minutën e 55-të, ndërsa vendasit barazuan shifrat në minutën e 72-të, falë një autogoli të Ndubuisi.
Në fundin e takimit, Lushnja kishte mundësinë për të shënuar golin e fitores, por penalltia e mesfushorit Leru, u prit nga portieri Harizaj.
Pas këtij barazimi, Lushnja mban vendin e tetë me 27 pikë, ndërsa Apolonia renditet në vendin e pestë me 35 pikë.



