Indonezi, një grua hahet e gjallë nga pitoni 5 metra

Indonezi, një grua hahet e gjallë nga pitoni 5 metra

Në Indonezi, një grua u gjet e vdekur në stomakun e një gjarpri i cili e hëngri të gjallë. Burri i 45-vjeçares Farida dhe banorët e fshatit Kalempang në provincën Sulawesi të Jugut e gjetën të shtunën brenda pitonit, një zvarranik rreth pesë metra i gjatë.

Gruaja, nënë e katër fëmijëve, ishte zhdukur të enjten në mbrëmje dhe nuk ishte kthyer në shtëpi, duke bërë që të nisin kërkimet, tha kryeplaku i fshatit Suardi Rosi.

Drupal Ad

Burri i viktimës i gjeti sendet e saj, gjë që e bëri që të dyshonte dhe që banorët e fshatit të nisnin kontrollin e zonës.

Ata panë një piton me bark të madh dhe në pas vendosën të hapnin stomakun e tij, ku u gjet trupi i Faridas.

Vitin e kaluar, banorët në rrethin Tinanggea të Sulawezit juglindor vranë një piton tetë metrash, i cili u gjet duke ngrënë një fermer në fshat.

Në vitin 2018, një grua 54-vjeçare u gjet e vdekur brenda një pitoni shtatë metra në qytetin Muna, Sulawesin Juglindor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy