
46 qytete në Kinë janë izoluar totalisht ose të pjesërisht në përpjekje për të luftuar valën e Covid-19 dhe variantin e tij Omicron.
Sipas vlerësimeve të fundit situata ka pasoja të drejtpërdrejta në jetën e 343 milionë njerëzve.
Nga ana tjetër, Société Générale vuri re se provincat e prekura nga kufizime të konsiderueshme të lëvizshmërisë përfaqësojnë 80% të PBB-së së Kinës, duke përbërë një rrezik serioz për rritjen e Pekinit.
Në fillim të marsit, kryeministri Li Keqiang njoftoi një objektiv rritjeje prej rreth 5.5%, më i ulëti në 30 vitet e fundit.



