Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Bregdeti dhe zonat e ulëta do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme por me kthjellime dhe vranësira më të dendura paraqitet moti për zonat malore. 

Orët e pasdites do të sjellin largim gradual të vranësirave nga ultësira perëndimore drejt zonave malore përgjatë kufirit Lindor. Parashikohet që të njëjtat kushte atmosferike të na shoqërojnë gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rritje me 2- 3 gradë të tyre.

Era do të fryjë mesatare gjatë paradites por deri e fortë pasdite duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy