Të pasurit në “skaner”, Dilaveri: Proces i paqartë. Do prodhojë çështje penale, jo të ardhura (VIDEO)

Të pasurit në “skaner”, Dilaveri: Proces i paqartë. Do prodhojë çështje penale, jo të ardhura (VIDEO)

Administrata Tatimore në Shqipëri ka nisur një proces të quajtur “skanimi” i pasurive, për verifikimin e të ardhurave dhe pasurinë e individëve për të siguruar që paratë nuk janë produkt i burimeve të paligjshme.

Për këtë proces ish-zëvendës drejtori i Tatimeve, Flobenc Dilaveri thotë se nuk ka një njoftim zyrtar dhe se mund të jetë hedhur në opinionin publik thjesht për konsum ndërkohë që nuk prodhon të ardhura për buxhetin e shtetit.

Duke folur për MCN Live, ai ngriti pikëpyetje se kush është kjo sitë dhe kush e nxjerr këtë numër prej 33 të pasurish që flitet se do të verifikohen.

Sipas tij, që ta fillosh një proces të tillë duhet të deklarosh nga e ke nisur dhe çfarë filtri ke përdorur.

Nëse do t'i shkosh për kontroll si subjekt, do i çosh planin e punës, të kontrollit dhe tematikat që do diskutosh në mënyrë që ai tjetri të vërë në dispozicion dokumentacionin.

Nëse do e bësh në kushtet e flagrancës është tjetër gjë. Pavarësisht numrit është 33 apo 333 ne nuk e dimë se nga niset.

Por edhe nëse do nisesh me pasurinë, do shikosh pronën, makinat, bankën, gjë që deri më sot i kryen ILDKP.

Është dhe Krimi Ekonomik që mund të ushtrojë aktivitetin e tij ditë pas dite, prokuroria të njëjtën gjë, SPAK për atë gamë që përfshihen në punën e saj, edhe hetimi tatimor gjithashtu.

Kjo nuk shton të ardhura, por bëhet se dikush ka kërkuar që të bëhet një aksion i tillë. jo vetëm që nuk siguron të ardhura, por është një kohë shumë e gjatë për të dokumentuar aktivitetin e 12 mijë subjekteve, ndërkohë administrata tatimore ka 1600 punonjës, që po ti heqësh rolet mbështetëse, i bie që rreth 1200 të heqin dorë nga çdo gjë tjetër dhe të merren me këtë punë.

Edhe nëse do prodhojnë diçka, do prodhojnë çështje penale, por kurrsesi atë që është objektivi tatimor, rritja e të ardhurave.

Si iniciativë nuk është për mos tu përshëndetur, por ndoshta kjo amulli është krijuar nga fakti që ka një deklarim të mangët dhe një lajm që është nxjerrë nga media.

Duhet të shprehen qoftë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe qoftë ministria e Financave.

Bazuar në ligj i pasur quhet një individ që ka mbi 20 milionë lekë të vjetra të ardhura në vit, që nis verifikimin.

Dhe kjo kategori edhe aktualisht kanë një vetëdeklarim. Mund të përfshihen dhe zyrtarë të caktuar, por ata i kalon në sitë ILDKP dhe Krimi Ekonomik.

Jam i bindur se ata që janë realisht të pasur nuk do hetohen asnjëherë, mund të kapet ndonjë që del me “Range” në rrugë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy