Shpërthen një makinë në Sarandë, një i vdekur

Shpërthen një makinë në Sarandë, një i vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr 3 në Sarandë. 

Një automjet tip fuoristradë ka shpërthyer, duke shkaktuar dëme materiale në bizneset rreth e rrotull.


Brenda mjetit të shkatërruar është gjetur trupi i pajetë i një personi, i cili dyshohet të jetë Isuf Jaçaj, 58 vjeç. 
 

Ai është babai i 31-vjeçarit Klaus Jacaj, i cili aktualisht ndodhet në burg për akuzën “përkrahje e autorit të krimit”, si pjesëmarrës në ngjarjen e datës 17 korrik 2025, kur Ramadan Zoto plagosi me armë zjarri në lagjen nr. 4 të Sarandës Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën nga Kamza për çështje pronash.


Forca të shumta policie janë në vendngjarje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy