Sezoni i plazhit në Vlorë rikthen trafikun e rënduar në Radhimë Uji i Ftohtë (Video)

Sezoni i plazhit në Vlorë rikthen trafikun e rënduar në Radhimë Uji i Ftohtë (Video)

Ende pa nisur mirë sezoni i plazhit në Vlorë, rikthehet një problematikë shumë e njohur për pushuesit: trafiku.

Pasditen e së dielës siç mund të shihni nga pamjet që sjell MCN TV, është shënuar trafik i rënduar nga zona e Radhimës deri në Ujin e Ftohtë.

Automjetet në radhë pas njëra tjetrës, mbipopullim dhe prani e turistëve të huaj që frekuentojnë jugun e vendit për pushime dhe për të kaluar fundjavën, kanë risjellë trafikun i cili është një fenomen prezent dhe shumë shqetësues çdo sezon veror.

Lidhur me këtë situatë drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, foli për shtim të efektivëve në rrugë për përballimin e situatës.

Ai kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve ndërsa paralajmëroi se masat administrative për shkelësit do të jenë të ashpra.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy