“Opozita e përçarë”, Meksi: Në rastin më të mirë e djathta përfaqësohet me 25 për qind në këshillin bashkiak!  

“Opozita e përçarë”, Meksi: Në rastin më të mirë e djathta përfaqësohet me 25 për qind në këshillin bashkiak!  

Avokati Redon Meksi komentoi në MCN Live garën për këshillat bashkiak, ku theksoi se nuk sheh një luftë të ashpër mes dy subjekteve të mëdha, pasi opozita është e përçarë. Meksi tha se e djathta do përfaqësohet në rastin më të mirë me 25 për qind, pasi gjysma e anëtarëve të këshillit bashkiak të koalicionit “Bashkë Fitojmë” vijnë nga Partia e Lirisë. Sa i takon partive të reja, Meksi i konsideroi ato vlera të shtuara në garë, që sipas tij do të nxjerrin të paktën nga një anëtar në këshillin bashkiak.  

Sa i takon premtimit të Belind Këlliçit për transport publik falas, Meksi tha se një politikë e tillë s’ka lidhje me të djathtën.

Unë jam i djathtë për vete, unë e kuptoj shumë mirë që Lëvizja Bashkë, e kuptoj që janë të majtë, kanë një politikë të majtë, paguajmë të gjithë së bashku për transportin publik dhe unë që s’e përdor. Kurse unë si i djathtë them që ai që e përdor ai ta paguajë. Jam dakord që studentët, pensionistët mund të subvencionohen apo t’u jepet falas, por që të thuash të gjithë, kjo s’ka lidhje me të djathtën. Një nga problemet kryesore ka qenë që e djathta s’ka dhënë ndonjëherë ofertë ideologjike të djathtë”.

Duke analizuar listën e Partisë Socialiste dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Meksi tha:

Te PS janë po ato emra, që po t’i marrësh secilin tek e tek do t’u gjesh të gjithëve ndonjë skandal të vogël. Drejtorë të përgjithshëm, zëvendësministra, anëtarë të këshillit bashkiak që kanë votuar në shkelje të ligjit, mbase edhe të Kushtetutës vendime të këshillit bashkiak, vendime të tipit prishje të teatrit. PS është aty ku ka qenë, në një pozicion të rehatshëm më ngjan mua, në mënyrën se si po vepron. Lufta s’më ngjan as e ashpër për këshillat bashkiak. E shoh opozitën shumë të përçarë, edhe brenda vet listës së opozitës. E djathta përfaqësohet në rastin më të mirë me 25 për qind. Mua më shqetëson 75 për qindshi. Në 2011 PD dhe LSI ishin aleatë bashkë, në 2013 LSI vendosi të kalojë në krahun tjetër, kjo mund të ndodhë në 2025-ën, çfarë do ndodhë me anëtarët e këshillit bashkiak. Po merr votën time Brahimllari dhe votën time mund ta transferojë te PS-ja.  Ka diçka tjetër, nga 2019-ta duke mos pasur përfaqësi në këshillin bashkiak, pronat publike të administruara nga bashkia janë dhënë sipas dëshirës së bashkisë”.

Teksa u ndal te alternativat e reja, si Lëvizja Bashkë apo Nisma Thurje, Meksi u shpreh:

Partitë e vogla do nxjerrin nga një anëtar në këshillin bashkiak. Do luftojnë më fort, sepse u duhet, si për parimet si për imazhin. Nga Nisma Thurje është Pano Soko i pari, që për mua është vlerë e shtuar për këshillin bashkiak. Po të ishin listat e hapura edhe për Këshillin Bashkiak do kishte shumë më vlerë emri. Më vjen inat që te lista e PD, shoh të 25 apo 27 Bledi Markun. Përfaqëson një komunitet që ka luftuar. Arriti të futej edhe brenda selisë së PD kur ishte e blinduar. E bëjnë shpesh partitë që vendosin një që ka vota nga fundi që të mbledhë vota. Përfaqëson një zonë të tërë që i është grabitur prona nga bashkia. Ne nuk e kemi ditur sot që këshilli bashkiak ka fuqi. PS ka 8 muaj që ka nisur blerjen e votave për këshillat bashkiak. PD ishte aq me vonesë sa nuk e dinte kë do kishte në listë. Del kryeministri që thotë do rrisim pensionet, rrogat. Keni një strukturë tejmas të fortë përballë. Frika ime është që qytetarët s’do shkojnë të votojnë”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy