“Golden Bullet”, Llabani: Ka informacione se Policia njoftoi me telefon personazhet e krimit (VIDEO)

“Golden Bullet”, Llabani: Ka informacione se Policia njoftoi me telefon personazhet e krimit (VIDEO)

Gazetarja e MCN Tv Anduena Llabani zbardhi detaje nga dëshmia e Ervis Bardhit, të penduarit të drejtësisë që tregoi se si u pagua 50 mijë euro nga vëllezërit Çapaj për një vrasje.

Gentian Beqiri ka qenë një person që ruhej nga Policia e Shtetit në banesën e tij. Sipas deklaratës së Ervis Bardhit, ka qenë i paguar nga 50 mijë euro nga vëllezërit Çapaj. Mund të themi që Gentian Beqiri ishte i akuzuar për vrasjen e njërit prej vëllezërve Çapaj, prandaj kjo ishte hakmarrje e hapur. Beqiri ndodhej në shtëpinë e tij. Masa e arrest shtëpie s’i ka penguar aspak. Ervis Bardhi, ajo për të cilën ka plasur debati në gjykatë, është kontestimi që i ka bërë mbrojtja dëshmisë së tij. Bardhi shquhet si kontingjent kriminal, njihet si një njeri që ka kryer akte çnjerëzore, që ka hapur dhe mbyllur gropa varresh. Një njeri që në këtë stad të jetës ka vendosur të rrëfehet”.

Llabani tha se Dumani ka shërbyer si precedent i mirë që të kemi edhe të tjerë të penduar, që mund të ndihmojnë në zbulimin e vrasjeve të tjera. Gazetarja tha se për operacionin “Golden Bullet” ka informacione se disa nga personazhet e botës së krimit u lajmëruan nga policia që të largohen nga Shqipëria para arrestimit.

Është e vetmja mënyrë për të pasur prova të mjaftueshme, për t’i shkuar deri në fund akuzës. Pasi dihet që Prokuroria shqiptare haset me shumë defiçite në mbledhjen e provave. Duke pasur të bëjmë me grupe të mirëpaguara, ku xhirohen miliarda lekë, në lidhje me ekzekutime, duket se përballë dënimeve kaq të mëdha si burgim të përjetshëm, apo 20 e ca vite burg, vet personazhet e krimeve joshen nga organi i akuzës, lidhur me të drejtat që mund të përfitojnë pas pendimeve. Operacioni i fundit ishte një tentativë që SPAK-u kreu me Nuredin Dumanin, i cili vendosi edhe kushte. Duket se ky shembull ka shërbyer si precedent i mirë për të zbuluar edhe vrasje të tjera. Akuza sot në proceset gjyqësore shkon vetëm me përgjime telefonike dhe survejime ambientale. Është e pamundur të ndodhë në një shtet tjetër Evropian, ku njerëz të përfshirë në krime, dalin të papërlyer. Prokuroria thotë më mirë një kriminel që e çojmë jashtë dhe i sigurojmë jetën dhe fusim brenda 20 të tjerë. Ende nuk kemi të dënuar një polic që akuzohet për dekonspirim, apo për mbrojtje të personave të përfshirë në krime të ndryshme. Mbi ‘Golden Bullet’ ka informacione se disa nga personazhet janë njoftuar nga Policia e Shtetit me telefon për t’u larguar nga Shqipëria. Kanë kaluar drejt Prishtinës dhe më pas në vendet evropiane. Lista me 14 emrat i është dhënë Interpol Tiranës, ndonëse me vonesë, 1 javë pas arrestimeve”.

Teksa u ndal te hetimet për çështjen e inceneratorëve, Llabani tha se po punohet që Bllako të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

SPAK po punon me bashkëpunëtorë që sjellin materiale, si LSI apo PD, që është shumë e përfshirë në hetimin dhe zbardhjen e çështjes. Prokuroria ka mbledhur materialet në Ministrinë e Bujqësisë, në bashkinë e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës. Kemi vetëm dy persona në arrest, Bllako dhe Koka. Për Bllakon kemi informacione që po punohet për ta bërë bashkëpunëtor. E çuditshme është që Koka ka kërkuar që në fillim të arrestit të bashkëpunojë me drejtësinë, por kjo gjë nuk është pranuar. Mbase që ai të përfitojë nga statusi i të penduarit. Është një çështje që duket sikur por fle, por Kraja në dy raportimet e fundit para deputetëve nuk ka pranuar të deklarojë as emra dhe as detaje. S’dihet nëse do kemi lëvizje të fundit të SPAK për emra të tjera. SPAK po punon që disa nga të arrestuarit të jenë dëshmitarë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy