
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka paralajmëruar kundër demonizimit të Rusisë dhe tha se Gjermania kishte një rol të veçantë për të luajtur në ruajtjen e dialogut me Moskën, duke pasur parasysh historinë e saj.
Në një intervistë të botuar të dielën, Steinmeier, një socialdemokrat, shprehu shqetësime se goditjet ajrore të së shtunës nga fuqitë perëndimore kishin ngritur rrezikun serioz për një konfrontim të drejtpërdrejtë midis forcave ruse dhe amerikane në Siri për herë të parë. "Ne jemi afër përshkallëzimit në marrëdhëniet ruso-amerikane," i tha gazetës Bild am Sonntag, presidenti Steinmeier, i cili ka shërbyer dy herë si ministër i jashtëm.
Sulmet ajrore mbi Sirinë, që synojnë shkatërrimin e objekteve të armëve kimike siriane, kanë përkeqësuar tensionet midis Moskës dhe Perëndimit, tashmë në një luftë të re pas Luftës së Ftohtë, pas dëbimit të më shumë se 130 diplomatëve rusë në përgjigje të një sulmi me gaz helmues në Britani, që Londra ka fajësuar ndaj Rusisë.



