Ministri Niko Peleshi prezantoi ditën e sotme arritjet e Ministrisë së Mbrojtjes në vitin 2022 dhe objektivat për 2023.
Në konferencën për mediat ai njoftoi se në vitin 2022, nisi ndërtimi i Bazës Ajrore taktike të NATO në Kuçovë si dhe u nënshkrua kontrata e shërbimit satelitor në fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë.
Lidhur me lëshimin e dy satelitëve të Shqipërisë, deklaroi se është risi sepse ne dalim dhe bëhemi pjesë e shërbimeve që vijnë nga satelitët nga hapësira.
Krahas imazheve satelitore, do mund t’i përkthejnë këto imazhe në shërbime në më pak kosto dhe më shumë efiçencë.
Pritet të kontribuojnë në bujqësi, në kontrollin e territorit. Pra mund të bëjmë më shumë me më pak investim.
Ministri shtoi më tej se u rritën 30% pagat për ushtarakët e Forcave të Armatosura.
Ndër të tjera shtoi se viti që sapo lamë pas do të jetë rekord i projekteve të modernizimit të Forcave të Armatosura me mbështetjen e SHBA.
Nisi zbatimin projekti për ngritjen dhe fuqizimin e Njësisë Ushtarake të Mbrojtjes Kibernetike. Përfundoi faza e parë e projektit të komunikimit Tokë-Ajër-Tokë (GAG).
Forcat e Armatosura do të ketë pjesë të saj sistemin raketor antitank “Javelin” dhe atë kundërajror “Stinger”.
Nënshkruam marrëveshjen për shtimin e flotës ajrore me avionë luftarakë pa pilotë me kompaninë turke ‘Bayraktar’.
SHBA aktivizoi në Shqipëri Shtabin e Përparuar të Komandës së Forcave Speciale amerikane. U certifikua si “Combat Ready” nga NATO Grup, Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë.
Nisi zbatimin projekti që shndërron AFA nën modelin amerikan “West Point”. Nisi viti i parë akademik i Kolegjit të Mbrojtjes.
Shqipëria vazhdon të jetë me sukses eksportuese e paqes me 7 misione jashtë vendit. Shqipëria iu bashkua NATO-s në misionin e ri në Novo Selo, Bullgari.
Shqipëria, mbështetëse aktive në nivel politik dhe ushtarak për Ukrainën.
Peleshi shtoi gjithashtu se u nënshkrua marrëveshja e huasë me Qeverinë Italiane prej 30 milionë eurosh për fuqizimin e Sistemit të Mbrojtjes Civile.
Lidhur me objektivat e vitit që sapo ka nisur, Peleshi tha se viti 2023 do jetë viti kur njësia ushtarake e mbrojtjes kibernetike do ketë plotësuar 100% burimet njerëzore.
Ai shtoi se janë rritur pagat dhe po rekrutohen ekspertë.
Specialistë të fushës IT-së dhe të fushës kibernetike, janë profesionet më të paguar dhe më të kërkuara. Mund ta shesin veten përtej kufijve pa patur nevojën për të lëvizur nga Shqipëria.
Kemi vendosur që do jemi ne institucionet e shtetit, pozicionet në shtet në Ministrinë e Mbrojtjes, do kenë paga më të mira se private. Deri më tani i kemi rritur ndjeshëm.
Do ndërtojmë Qendrën Operacionale të fushës kibernetike. Kemi filluar bashkëpunimet me qendrën në Estoni, viti 2033 kur anëtarësimi do jetë i plotë dhe do jemi kontribuues të kësaj qendre.
Peleshi tha se në vitin 2023 anëtarësohemi në Qendrën e Ekselencës së Bashkëpunimit dhe Sigurisë Kibernetike të NATO.
Në vitin 2023 rrisim me 7% pagat për personelin ushtarak të Forcave të Armatosura. Do të implementohet Paketa Sociale për ushtarakët. Do të ngrihet laboratori i analizave dhe klinika dentare për personelin e FARSH.
Sa i takon partneritetit special strategjik me SHBA, Peleshi tha se dy helikopterë Black Hawk mbërrijnë në Shtator 2023.



