Paralajmërimi i ambasadorit amerikan: Shfuqizimi i Gjykatës Speciale ju largon nga BE dhe SHBA

Paralajmërimi i ambasadorit amerikan: Shfuqizimi i Gjykatës Speciale ju largon nga BE dhe SHBA

Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie, thotë se nëse vendimi për Gjykatën Speciale shfuqizohet, atëherë Kosova do të shënonte një pikë kthese larg sundimit të ligjit, BE-së dhe SHBA-ve.

“Një vendim për revokimin e Gjykatës Speciale do të shënonte një pikë kthese larg sundimit të ligjit, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. Kosovë, mos e zgjidhni atë të ardhme për fëmijët tuaj!”, shkroi ai në “Tuiter”.

Mbrëmjen e së premtes, 43 deputetë kanë kërkuar shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, por kanë dështuar pasi Kryesia e Parlamentit s’ka pasur kuorum për të vazhduar procedurën më tutje. Kundër kësaj nisme kanë dalë LDK-ja e Vetëvendosja.

Ky reagim i Delawie-s vjen pas një shkrimi të sotëm të presidentit Thaçi, i cili i quajti spekulime paralajmërimet e ambasadorëve se Kosova po izolohet në rast se shfuqizon Gjykatën Speciale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy