Facebook do të verifikojë identitetin e faqeve virale

Facebook do të verifikojë identitetin e faqeve virale

Në një hap të ri kundër dezinformimit, Facebook ka bërë të ditur se do të verifikojë identitetin e përdoruesve që "kanë një model të sjelljes joautentike" në profilin e tyre, dhe postimet e të cilëve "shpejt fillojnë të bëhen viral (shumë të ndjekur) në Shtetet e Bashkuara". Nisma, e paralajmëruar nga menaxherët e Facebook, Anita Joseph dhe Michele Paselli, arrin disa muaj para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Masa është vijim i nismës që filloi në vitin 2018, kur ndërmarrja Menlo Park filloi të verifikojë identitetin e menaxherëve të faqeve me një audiencë të madhe.

"Ne duam që njerëzit të ndjehen të sigurt se e kuptojnë se kush qëndron pas përmbajtjes që ata shohin në Facebook. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur bëhet fjalë për përmbajtjen që arrin te shumë njerëz," shpjegojnë Joseph dhe Paselli.

Kushdo që refuzon të verifikojë identitetin e tij, ose që rezulton të ketë një identitet joreal me profilin në Facebook, do të shohë përhapjen e postimeve të ulet, theksojnë menaxherët. Për më tepër, nëse personi në fjalë është administratori i një faqe në Facebook, ai / ajo do të duhet të kryejë procesin specifik të verifikimit në mënyrë që të publikojë postime të reja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy