Tirana Slush’d/ Minaj: Shqipëria ka gjimnazistë të talentuar, eventi do e rendisë Shqipërinë në një tjetër nivel (VIDEO)

Tirana Slush’d/ Minaj: Shqipëria ka gjimnazistë të talentuar, eventi do e rendisë Shqipërinë në një tjetër nivel (VIDEO)

Tirana Slush D 2024 është një konferencë që është zhvilluar sot për herë të parë në Shqipëri nxitur nga përvoja pozitive finlandeze që synon nxitjen e inovacionit dhe mbështetjen për start upet.

Lidhur me këtë event në ‘MCN Informcion’ organizatorja Boralda Minaj u shpreh se Shqipëri ka shumë potencial në idetë inovative, ndërsa bëri të ditur se në dy vite rresht kanë çuar në Finlandë të rinj për IA.

Ajo tha se projekti fitues do të marrë 100 mijë euro, po ashtu shpërblime ka dhe për çmimin e dytë dhe të tretë. Sipas saj grupmosha nuk është e përcaktuar pasi ka shumë gjimnazistë të cilët janë mjaft të talentuar dhe përmes këtij eventi ka mundësi bashkëpunimi dhe punësimi.

Kjo është konferenca e parë Slush për mbledhjen e të gjithë investitorëve të huaj bashkë me start upet më të mira të huaja për tu investuar. Mendoj se do kemi start upe të mira që do investohen. Unë jetoj në Finlandë dhe punoj për këtë organizatë dhe nuk e kisha të vështirë ti bindja për të sjellë këtë event në Shqipëri. Kemi çuar dy vite rresht nga Shqipëria dhe Kosova në Finlandë  të rinj për ide inovative.

Ne kemi bërë një thirrje të hapur ku të gjithë start upet do aplikojnë dhe ata do përzgjidhen do studiohen dhe do zgjidhen 50 startape që më pas do trajtohen se si të dalin para investitorëve.

Fillimisht do jetë konkursi mes tyre dhe 10 më të mirët e përzgjedhur nga juria nga Finlanda, nga Kosova, Ballkani, Evropa dhe sigurisht nga Shqipëria do dëgjojnë idetë inovative dhe ata do vendosin se kush do marrë çmimin e parë që do i jepet 100 mijë euro, por dhe më shumë, çmimi i dytë do të jetë nga partnerët e slush'd një çmim 20 mijë euro dhe çmimi i tretë dy bileta për eventin në Finlandë.

Sigurisht që shqipëria ka shumë potencial, nga ato 90 ide inovative që kam dëgjuar janë shumë të mirë, janë ide që ndoshta nuk janë dëgjuar më herët nga këta investitorë dhe shpresoj që këto strat upe do i japin Shqipërisë atë vlerën që se ka pasur deri tani, do e rendisë Shqipërinë në një tjetër nivel.

Nuk kemi vendosur një moshë të caktuar, pasi Shqipëria ka shumë gjimnazistë të talentuar dhe përmes këtij eventi ka mundësi punësimi dhe bashkëpunimi. Mendoj se do ketë sukses sepse të rinjtë janë shumë të entuziazmuar dhe mezi po e presin eventin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy