Me përfundimin e pushimeve në vendlindje, radhë kilometrike janë krijuar në pikën kufitare të Kapshticës pas kthimit të emigrantëve në vendet e tyre të punës.
Fëmijë, të moshuar dhe gra presin në kushte të vështira atmosferike, kalimin e tyre nga Shqipëria në tokën helene.
Shkak për situatën kaotike dhe pritjet e gjata është bërë sërish pala greke, ku puna po zhvillohet me një sportel çka sjellë vonesa në pikën kufitare.
Ndërkohë pala shqiptare po punon me tre sportele në hyrje dhe tre në dalje, gjë që lehtëson punën dhe lëvizjen e makinave me ritëm të shpejtë.
‘Kthimi i emigrantëve pas pushimeve në vendet e tyre të punës ka krijuar radhë në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës. Strukturat Doganore të kësaj Dege janë angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve.






