Humb jetën një tjetër mjek i infektuar me Covid-19

Humb jetën një tjetër mjek i infektuar me Covid-19

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku në Shqipëri. Bëhet fjalë për doktorin Fatos Zaçe, i cili u nda nga jeta pas një lufte të vështirë me virusin e rrezikshëm.

Lajmin e trishtë, e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, Urdhri i Mjekut Durrës, i cili mes të tjerash shkruan se Zaçe është ndarë nga jeta në një nga spitalet e Madridit në Spanjë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga bashkëshortja e tij, doktoreshë Dhurata Zaçe.

Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të mjekut ligjor, doktor Fatos Zaçe, pas një lufte të vështirë për të përballuar Covid -19, në një nga spitalet e Madridit. Një lajm i hidhur për bluzat e bardha, na dërgon bashkëshortja e tij, doktoreshë Dhurata Zaçe. Covidi i frikshëm na rrëmbeu një nga specialistët tanë të shkëlqyer. Lamtumirë doktor Fatos Zaçe. U prehsh në paqe! I paharruar qoftë kujtimi i tij!”, thuhet në njoftm.

Doktor Fatos Zaçe u lind në një familje qytetare korçare. Mbaroi fakultetin me rezultate të larta. Më pas filloi profesionin e bukur të mjekut, larg Korçës, në Kukësin e largët. Aty punoi me përkushtim dhe humanizëm të lartë, për 11 vite rradhazi në Pediatri.

Dashuria dhe mirënjohja e qytetarëve të Kukësit do e shoqëronin gjer sa dha jetën. Aty krijoi dhe familjen me bashkëshorten, doktoreshë Dhuratën. Më pas u specializua në shërbimin e Mjekësisë Ligjore. Ai punoi në spitalin e Elbasanit dhe për gati 20 vitet e fundit në Durrës. Para një viti doli në pension dhe shkoi të banojë në Madrid tek vajzat e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy