Minat me telekomandë, gjykata lë në burg 2 të arrestuarit/ Marjan Gjoka dhe Ilir Gjoka u prangosën në flagrancë në Rrëshen dhe Lezhë

Minat me telekomandë, gjykata lë në burg 2 të arrestuarit/ Marjan Gjoka dhe Ilir Gjoka u prangosën në flagrancë në Rrëshen dhe Lezhë

Dy personat e arrestuar me mina me telekomande në Lezhë dhe Rrëshen do të qëndrojnë në burg pa afat.

Marjan Gjoka 28-vjeç banues në Qafë Unazë të Rubikut dhe Ilir Gjoka 45-vjeç banues në Lezhë, u njohën me masat e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.

Në seancat gjyqësore të zhvilluara njëra pas tjetrës, gjyqtari Renis Sheshi pranoi kërkesën e prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e dy personave dhe vendosi ndaj tyre masën e sigurisë "arrest në burg", për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" për shtetasit Marjan Gjoka dhe Ilir Gjoka.

Sipas burimeve dy personat e vënë nën akuzë nuk kanë folur asnjë fjalë rreth veprimtarisë së tyre dhe destanacionin e lëndëve shpërthyese, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshire.

28-vjeçari Marjan Gjoka rezident në Mal të Zi u prangos në flagrancë teksa po ecte në këmbë në qytetin e Rrëshenit dhe gjatë kontrollit të çantës që mbante në shpinë ju gjeten 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4.

Ndërsa një ditë u prangos në qytetin e Lezhës Ilir Gjoka, ku gjatë kontrollit në trup ju gjeten 3 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë.

Nga veprimet e deritanishme hetimore, rezulton se këta persona furnizonin grupet kriminale me lëndë plasëse me telekomande.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy