Fitorja e Melonit në Itali, Qesari: Historia nuk ka ligje përsëritëse, me rritjen e elektoratit bien retorikat ekstremiste

Fitorja e Melonit në Itali, Qesari: Historia nuk ka ligje përsëritëse, me rritjen e elektoratit bien retorikat ekstremiste

Pedagogu i shkencave politike Edon Qesari, për fitoren e Giorgia Melonit në Itali thotë se mund të jesh politikisht i alarmuar, por jo më shumë se kaq.

Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos në MCN TV, ai tha se në rastin e Melonit përdoret rreziku i një rikthimi të fashizmit në atmosferën e politikës europiane.

Megjithatë shtoi se injoron aftësinë për t’i dhënë këtë emër rastit Meloni.

Më duket absurde që një fenomen i tillë tipik i ditëve tona, të emërohet me një dukuri historike të sinjalizuar një shekull përpara në vitin 1922 kur Musolini u emërua Kryeministër i Italisë, nëpërmjet kësaj ngjarje të paraqitet fenomeni i sotëm.

Partia e Melonit ka disa rrënjë identitare dhe kulturore që rithërrasin në vëmendje fenomenin e fashizmit. Nuk mësohet asnjëherë nga historia, se nuk ka ligje përsëritëse.

Mund të themi se karta e përvetësimit të aktorëve politikë se këta me të marrë pushtetin do të sillen si paraardhësit ka ardhur. Është mirë që t’iu referohemi problematikave të sotme.

Këto janë parti që kanë dalë në pah nga një krizë e partive të vjetra, e llojit popullor apo socialdemokrat. Është një krizë financiare që ka krijuar pakënaqësi te klasat politike dhe drejtohen tek dy familjet e mëdha europiane që sundojnë dhe ‘dinosaurin’ që është Bashkimi Europian.

Kjo është arsye pse populli kundërshton idenë e Europës dhe ide rrjedhëse. Po t’u hysh në veçanti ngjarjeve, shihet se Meloni nuk është risi në politikë, por se ka hyrë që në ‘90-ën, deri sa u bë ministre e qeverisë së Berlusconit.

Duke u ndalur tek rasti i Alexis Tsipras në Greqi, tha se në fillim erdhi me një retorikë të caktuar dhe më tej u zbut.

Sipas tij, këta politikanë bien ndesh me disa kufizime dhe nëse duan apo jo, aktiviteti politik do i përgjigjet situatës dhe se vëzhguesit apo politologët kanë vënë re se sa më shumë zgjerohet hapësira elektorale e këtyre partive, aq më shumë bie niveli apo sasia e pohimeve ekstremiste që ata bëjnë.

Qesari deklaroi se një parti e madhe ka të bëjë me një shumësi dhe pluralitet të popullit me interesa të ndryshme dhe duke e zgjeruar sa më shumë fashën elektorale, Meloni nuk do të ketë vetëm të fortët dhe të etiketuarit si fashistë mbështetës.

Ai sqaroi se fashizmi është një bashkim tiparesh qeverisëse që ngrihen mbi tiparet politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy