
Gazetarja Ermelinda Hoxhaj e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” teksa foli për ngjarjen e ndodhur në Durrës ku 3 fëmijët vranë së bashku babain e tyre, u shpreh se në momentin e parë që ka parë lajmin ka dyshuar për dhunë seksuale.
Hoxhaj tha se nuk mendon se dhuna në familje ka qenë arsyeja përse tre fëmijët kanë vrarë babain.
“Në momentin e parë që u dha lajmi ishte që ajo ishte dhunuar në mënyrë barbare deri në seksuale që të arrish në këtë. Më duket e rëndë që një vajzë të vrasë babain e saj vetëm sepse ai do ta martojë me dikë. Unë si një qytetarë kur shoh këtë ngjarje që të bëhen 3 fëmijët bashkë për të vrarë babain e tyre nuk mendoj që mund të bëjnë fëmijët vetëm sepse ai ka qenë I dhunshëm, mendoj se ka diçka më shumë sesa kaq.”



